Rreth 140 pjesëtarë të komuniteteve joshumicë aplikuan në konkursin e Policisë së Kosovës.
Prej tyre, 136 i plotësojnë kushtet dhe do t’i nënshtrohen testit me shkrim, më 20 shkurt.
Këtë e konfirmon për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i përgjithshëm i policisë, Dejan Jankoviq, por pa saktësuar nëse në mesin e kandidatëve ka edhe pjesëtarë të komunitetit serb.