Pep Guardiola, është në ankth në lidhje me gjendjen fizike të sulmuesit norvegjez Erling Haaland. Ai luajti vetëm 45 minutat e para në ndeshjen ndaj Aston Villa dhe më pas u zëvendësua. Trajneri spanjoll sqaroi se një dëmtim në kofshë e detyroi ta lërë jashtë fushës.
“Haaland pësoi një goditje dhe nuk doja të rrezikoja, pasi po fitonim 3-0 dhe e zëvendësova. Ai luajti një pjesë loje dhe bëri një paraqitje të mirë. Tani do të monitorojmë gjendjen e tij dhe të shohim, pasi përpara kemi një ndeshje të vështirë ndaj Arsenal”, u shpreh trajneri i Cityt Guardiola.
“Unë besoj se ai do të jetë gati për ndeshjen ndaj Arsenal, por të shohim. Nuk kemi shumë lojtarë në dispozicion në këto momente dhe dëmtimet kanë qenë të shumta. E rëndësishme është të mos pësojmë dëmtime të tjera”, tha Guardiola. Vendin e Haaland e zuri Julian Alvarez.