Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > OP/ED > Latifi: Ngritja e bibliotekës me libra shqip në qytetin e Manastirit është ide e qëlluar
OP/ED

Latifi: Ngritja e bibliotekës me libra shqip në qytetin e Manastirit është ide e qëlluar

Published 13/02/2023
Share
SHARE

Filozofi, Blerim Latifi ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook për ngritjen e një biblioteke me libra shqip në qytetin e Manastirit.

Ai tha se “Ka ditë që në rrjetet sociale qarkullon një iniciativë për ngritjen e një biblioteke me libra shqip në qytetin e Manastirit. Manastiri është një qytet me rëndësi historike për shqiptarët. Jo vetëm për shkakun se aty u mbajt Kongresi ku shqiptarët e unifikuan alfabetin dhe vendosën që gjuha e tyre të shkruhet me shkronjat latine, por edhe për faktin se Manastiri ka qenë një ndër qendrat kryesore të zhvillimit të ndërgjegjes kombëtare shqiptare.

Por, sot, Manastiri është një qytet ku politikat e asimilimit të shqiptarëve duket të kenë pasur sukses të plotë. Shqiptarët ortodoksë janë maqedonizuar me kohë, shqiptarët muslimanë janë turqizuar dhe krejt çfarë ka mbetur është aty- këtu ndonjë shqiptar që mezi arrin shprehet në shqip. Për më tepër është edhe e rrezikshme të flasësh shqip apo të deklarohesh shqiptar në rrugët e Manastirit.

Në këtë kontekst inciativa për ngritjen e bibliotekës shqipe aty, në thelbin e saj, nuk është asgjë më shumë se ngritja e përmendoreje për të kaluarën shqiptare të qytetit.

- Advertisement -

Por edhe si të tillë maqedonasit nuk do ta tolerojnë. Heret a vonë ata do të gjejnë një mënyrë për ta shkatërruar atë. Dhe nuk do ta kenë fare të vështirë. Sepse nuk do të ketë kush ta mbroj. Sepse libri shqip sot nuk lexohet as në vendet e populluara më shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, e lëre më në vendet ku nuk ka më shqiptarë. Një librari serioze me libra shqip ekzistonte në Shkup, por pasi u hap, shpejt u mbyll, ngase askush nuk hynte të blinte libra aty.

Dhe një gjë të fundit : Manastiri nuk është vetëm historia jonë e dikurshme. Manastiri është edhe paralajmërim për të ardhmen, paralajmërim se çfarë na pret nëse vazhdojmë ta luajmë ruletin rus me identitetin tonë”.

KosPress Portal 13/02/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale
Lajme 16/05/2025
Eurovision 2025: Zvicra gati për natën finale – Shqipëria mes 26 finalistëve me “Zjerm”
Roze 16/05/2025
Tirana pret Erdogan: Në fokus, thirrja globale për paqe
Lajme 16/05/2025
Meloni pritet në Tiranë nga Rama, gjesti i gjunjëzimit tërheq vëmendjen
Lajme 16/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

LajmeOP/ED

E VËRTETA DHE LAJTHITJA E KRYEKUVENDARIT TË KOSOVËS

09/04/2025
OP/ED

Idealizmi në shitje: 28 Nëntori, dita e Flamurit dhe realiteti që kemi ndërtuar

25/11/2024
OP/ED

Problemet e dhunës nuk i zgjidhin viktimat…

25/11/2024
OP/EDSport

Dështimi i kombëtares në Ligën e Kombeve dhe pyetjet që kërkojnë urgjentisht përgjigje

25/11/2024

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?