Humbja 2-1 ndaj Venezias në xhiron e fundit të kampionatit e ka vështirësuar pozitën De Rossit.
Skuadra e SPAL-it zë vendin e tretë nga pozita e fundit në renditje me 24 pikë, vetëm një më shumë se Benevento e parafundit dhe dy më shumë se Cosenza e fundit.
Tashmë javën e kaluar pankina e De Rossit ishte vënë në pikëpyetje serioze, por më pas pronarët e klubit kishin vendosur t’i jepnin një shans ish-kapitenit të Romës.