Real Madridi është shpallur kampion i botës për klube duke triumfuan ndaj ekipit nga Arabia Saudite, Al-Hilal me rezultat 5:3.
Toni Kroos shkroi historinë, duke u bërë futbollisti i parë që e fitoi këtë titull për herë të gjashtë.
Kroos fitoi Kupën e tij të parë të Botës për Klube me Bayern Munich në vitin 2013 pasi mundi Raja Casablanca në finalen e zhvilluar në Marrakech.
Më pas ai ka fituar pesë titujt e tjerë me Real Madridin (2014, 2016, 2017, 2018 dhe 2022).
- Advertisement -
Ish-reprezentuesi gjerman e ka fituar këtë trofe sa herë që ka marrë pjesë dhe nuk di asnjë humbje në këtë kompeticion të garash.