Pep Guardiola është kandidat për të ulet në stolin e Brazilit, i cili është pa seleksionues pas eliminimit nga Kroacia në çerekfinale të Botërorit 2022 në Katar.
Mediat braziliane theksojnë sot se Guardiola ka shpërthyer në krye të listës së kandidatëve pas situatës së palakmueshme në të cilën u gjend kampioni anglez Manchester City.
Premierliga para disa ditëve publikoi se ka dorëzuar deri te komisioni i pavarur më shumë se 100 akuza në adresë të Mançester sitit për shkeljen e pretenduar të rregullave të ferplejit financiar në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2018.
Nëse shpallet fajtor, Manester siti mund të përjashtohet nga Premierliga, ndërsa ka mundësi që t’i hiqen edhe titujt që ka fituar dhe t’i shqiptohet gjobë e lartë.
- Advertisement -
Guardiola, i cili ka trajnuar Mançester sitin që nga viti 2016, vitin e kaluar deklaroi se do të japë dorëheqje nëse eventualisht kupton se drejtuesit e klubit e kanë gënjyer rreth financave.