Ndeshja mes Arsenalit dhe Brentfordit (1:1) do të mbahet mend gjatë për shkak të vendimit të diskutueshëm të arbitrit që dëmtoi Topçinjtë dhe mund të ketë një ndikim të madh në fund të sezonit.
Brentfordi “i hoqi” dy pikë të rëndësishme Arsenalit në luftën për titullin kampion. Në minutën e 74’, pas një rrëmuje në zonë, Ivan Toney ndëshkoi Arsenalin dhe për golin flitet në të gjitha emisionet e futbollit në Angli, të cilat i kushtohen Premier League.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta u zemërua me gjyqtarin pas konferencës për shtyp dhe pretendoi se golit i parapriu një pozicion jashtë loje. Me ekspertin spanjoll u pajtuan të gjithë komentuesit ekspertë, si gjyqtari i famshëm Chris Foy.
Megjithatë, mënyra në të cilën gjyqtari i VAR vlerësoi se goli ishte i rregullt është veçanërisht e çuditshme. Kështu, arbitri Lee Mason, i cili ndodhej në dhomën e VAR, harroi të vizatojë vijat e pozicionit jashtë loje tek goli i barazimit.