Pranë pllakës përkujtimorëve të Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, kanë bërë homazhe kryeministri Albin Kurti, dhjetëra qytetarë, aktivistë, deputetë e ministra.
“Dhjetëra mijëra qytetarë, e në ballë të tyre ishte baca Adem. 232 plumba gjithsej u shkrepën nga policia e UNMIK-ut. Arben Xheladini dhe Mon Balaj u vranë. Ish shefi i shtyllës së parë të UNMIK-ut kishte bërë një hetim atë pranverë, vrasjet e tyre kanë qenë të panevojshme dhe të evitueshme”.
“Një javë para demonstratave tona, u pat publikuar pako e Ahtisaarit. Kurrë nuk ka qenë me e diskutueshme nëse ia kanë vlejtur komunat me bazë etnike”.
“Kosova ka nevojë për më shumë demokraci. Serbia është në panik. E padrejtë dhe e gabueshme, e dëmshme dhe e papranueshme”, ka thënë Kurti.