Sulmuesi italian Nicolo Zaniolo është larguar nga Roma dhe tanimë është një futbollist i gjigantit turk Galatasaray.
Zaniolo iu bashkua skuadrës së madhe nga Stambolli për 16,5 milionë euro, plus 13 milionë të tjera që do t’i shkojnë Romës në formë bonusesh.
23-vjeçari qëndroi te Roma për një periudhë prej katër vite e gjysmë, teksa në 128 ndeshje zyrtare shënoi 24 gola dhe dhuroi 18 asistime.
Fundi nuk ishte i mirë mes tij dhe Romës, por Zaniolo do të vazhdoj ta mbajë në zemër klubin nga kryeqyteti italian.