Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë arritur ta evakuojnë dhe ta transferojnë në qendrën më të afërt spitalore, dyvjeçarin të cilin e shpëtuan të gjallë, nga rrënojat si pasojë e tërmetit të rëndë në Turqi.
Ekipi i cili po qëndron në Turqi me mision kërkim-shpëtimi, janë shumë afër shpëtimit edhe të nënës së dyvjeçarit.
FSK me misionin e saj është duke operuar në pjesën më jugore të Turqisë, në Hatay, zonë kufitare me Sirinë.
Gjeneral i FSK-së Isufi u shpreh se babai i dyvjeçarit të shpëtuar nga FSK-ja, është identifikuar por si i vdekur, meqë s’ka arritur t’i mbijetojë tërmetit që goditi rëndë këto zona të Turqisë mëngjesin e së hënës.