Themeluesi i Pink Floyd, Roger Waters , i ftuar nga Rusia për të folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të kërkuar nga Moska për Ukrainën, ka nisur një apel për një armëpushim.
“President Biden, President Putin, President Zelensky, ju lutemi ndryshoni rrjedhën e ngjarjeve, bini dakord sot për një armëpushim, megjithëse sigurisht kjo do të jetë vetëm pika e fillimit”, tha ai, duke theksuar se “pushtimi nga Rusia është i paligjshëm dhe unë e dënoj, por nuk ka qenë e paprovokuar, ndaj edhe unë i dënoj me shprehjet më të forta provokatorët”.