Sulmuesi 23-vjeçar Cody Gakpo pati një sukses në Kupën e Botës në Katar, duke shënuar tre gola në pesë ndeshje, ku Holanda arriti deri në çerekfinale.
Megjithatë Gakpo, ende nuk ka shënuar në gjashtë paraqitje për Liverpoolin që kur u bashkua nga PSV Eindhoven në janar të këtij viti.
Përzgjedhësi i ri i kombëtares Holandeze Koeman tha se Gakpo ka përfunduar në një ekip që nuk po shkon mirë në Premier League.
“Nëse nuk shënon ose nuk je i rëndësishëm dhe nuk fiton asnjë ndeshje, është shumë e vështirë, veçanërisht për një lojtar të ri u shpreh Koeman”.
- Advertisement -
Koeman, tha se mund të jetë një përshtatje e vështirë për lojtarët e rinj holandezë që lëvizin në liga më të mëdha. “Niveli në Angli është më i lartë se në Holandë”, tha ai në një emision në YouTube të organizuar nga ish-futbollisti Andy van der Meyde.