Drejtori sportiv i klubit, Savut Taner ka thënë se Christian Atsu, futbollisti i Hateyspor në Turqi vijojnë të jenë nën rrënoja pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin dhe Sirinë fqinje. Mjeku i Hateyspor, Gurbey Kahveci konfirmoi se lajmet për gjetjen e tij janë të rreme dhe se ende nuk dihet nëse dyshja i ka mbijetuar lëkundjeve të forta.
“Kur dëgjuam lajmin se Christian u dërgua në spitalin Dortyol, ne veçanërisht shkuam dhe pamë, por ai nuk ishte aty. Për momentin, ne pranojmë që Savut Taner (drejtori sportiv) dhe Christian Atsu nuk u gjetën të hënën mbrëma, për fat të keq”, tha Kahveci.