Investitorët nga Katari po planifikojnë të bëjnë një ofertë të jashtëzakonshme për blerjen e Manchester United dhe duan t’i japin trajnerit Erik ten Hag mbështetjen financiare për ta çuar klubin përsëri në krye të futbollit botëror, raporton Sportsmail.
Investitorët po përgatiten të bëjnë një ofertë për United në ditët në vijim, përpara afatit të mesit të shkurtit të vendosur nga Glazers, dhe janë të bindur se oferta e tyre do ta mposhtë konkurrencën.
Pronarët e United po kërkojnë më shumë se 6 miliardë euro për klubin, dhe ekziston mundësia e një faturë tjetër të madhe për të rizhvilluar “Old Traffordin”, ose për të rrëzuar vendin ikonik dhe për të ndërtuar një objekt të ri më të avancuar.
Një projekt i tillë mund të kushtojë më shumë se 2 miliardë euro, por kjo nuk do të ishte problem për grupin e Investitorëve të Katarit.