Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë Rey Manaj nuk është më futbollist i Watford. Ai është larguar zyrtarisht nga klubi anglez që militon në Championship. Eksperienca e sulmuesit të kombëtares shqiptare në Angli nuk ka zgjatur më shumë se 6 muaj.
Watford dhe Manaj ndërprenë kontratën me marrëveshje. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Kemi ndërprerë kontratën me Rey Manaj me marrëveshje. I urojmë suksese Manajt në vazhdim”, shkruan klubi anglez në faqen zyrtare.