Tërmetet e fuqishme dhe tragjike në Turqi e Siri kanë bërë bashkë të gjithë botën pasi qindra persona kanë kontribuar në mënyrë financiare. Një ndër ta është edhe sulmuesi i PSG-së Lionel Messi.
Sipas raportimeve nga një sërë mediash në Turqi, ylli argjentinas ka shpërndarë ndihma humanitare në vlerë 3.5 milionë euro. Ai i ka kërkuar fondacionit të tij që të dërgojë ndihma në vendin e tërmetit.