Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar të mërkurën që ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish kryeparlamentarit Kadri Veselit’i vazhdohet masa e paraburgimit.
Sipas kërkesës se Prokurorisë, paraburgimi i Thaçit dhe Veselit është arsyetuar në baza të shumëfishta ne mënyrë të përsëritur nga Gjykata e Apelit.
Prokuroria ka thënë se caktimi i datës se gjykimit dhe zhvillime të tjera të rëndësishme që tregojnë progres të qëndrueshëm dhe do t’i japin Thaçit e Veselit qasje të mëtejshme në informacione në lidhje me dëshmitarët e ndjeshëm dhe rastin kundër tyre, mbështesin domosdoshmërinë dhe arsyeshmërinë e paraburgimit.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, me 30 shtator 2022, ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjete pika me akuza ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.