Presidenti ukrainas, Zelensky do të mbërrije sot në Britaninë e Madhe, ne vizitën e tij të parë që nga pushtimi rus i Ukrainës vitin e kaluar.
Downing Street tha se ai do te zhvillonte takime me kryeministrin Rishi Sunak dhe do të mbante një fjalim ne Parlament. Pritet gjithashtu që Britania e Madhe të shpallë sanksione të reja ndaj Rusisë.
BBC shkruan se janë njoftuar planet për të trajnuar pilotet ukrainas për të fluturuar më avione luftarake të standardeve të NATO-s në të ardhmen, një kërkesë kryesore nga Ukraina.