Kampionët e Premier League Manchester City janë akuzuar për shkelje të shumta të rregullave financiare.
Zyrtaret e lartë në Premier League kanë thënë të hënën në mëngjes se kanë ngritur akuza kundër Manchester Cityt, ku tronditi futbollin anglez deri në themelet e tij.
Manchester City klubi më i suksesshëm në vend gjatë 10 viteve të fundit akuzohet për mashtrim të sistemit financiar.
Ata janë goditur nga 101 akuza për shkelje të rregullave financiare midis viteve 2009 dhe 2018.
- Advertisement -
Është një listë akuzash në një shkallë të paprecedentë dhe nëse City shpallet fajtor për të gjitha, apo edhe për disa nga veprat e supozuara, atëherë ekziston mundësia që dënimi të jetë shumë i rendë.
Theksohet se City mohon çdo akuzë dhe përgjigjët për një “trup gjithëpërfshirës të provave të pakundërshtueshme” për të vërtetuar pretendimet e tyre.
Kampionët të cilët e kanë ngritur titullin e Premierligës gjashtë herë që nga viti 2012 kanë thënë gjithashtu se ata “presin që kjo çështje të pushojë një herë e përgjithmonë”.
Manchester United dhe Liverpool kërkojnë që City t’i hiqen titujt, ndërkohë që ka pasur shaka të pashmangshme nga tifozët e Arsenalit që kërkojnë që skuadra e Pep Guardiolas të goditet me një zbritje të menjëhershme të pikëve.