Presidentja Osmani u shpreh se “Zoti president, para 23 vitesh u kam hyrë në Malin e Zi si refugjate. Ndërsa sot kthehem si presidente e Republikës së Pavarur dhe Sovrane të Kosovës”.
Tani si drejtuese shteti, Osmani ka vetëm fjalë të mira për vendet fqinje, përveç për Serbinë që sipas saj, gjithë rajonit i shkaktoi dhimbje dhe nuk e lë rehat as tani.
E sidomos, presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq, të cilit kjo nuk ia përmendi emrin, deri në fund kur e arsyeton ngurrimin për çdo ujdi me firmën e tij.
“Ne besojmë në propozimet partnerëve tanë. Besojmë në mbështetjen e tyre. Por nuk i besojmë Vuçiqit”.
- Advertisement -
Kështu presidentja tha se Kosova që nga shtatori e ka mirëpritur edhe planin franko-gjerman si bazë për vazhdimin e negociatave deri te ujdia finale, por pa elemente kundërkushtetuese si puna e një asociacioni njëetnik.
“Ajo që duhet të synojmë janë modelet evropiane të shekullit 21. Që funksionojnë në vende të cilat nuk e kanë një fqinj si puna e Serbisë”.
Në këtë vizitë në Podgoricë, Osmani u prit edhe nga kryeministri, Dritan Abazoviq.