Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur Ditë Zie në Kosovë datën 8 shkurt 2023, pas që dy tërmete të mëdha dhe një sërë pasgoditjesh kanë goditur Turqinë, Sirinë dhe rajonin përreth, duke vrarë mijëra njerëz.
“Përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje. Dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona. Prandaj, bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore, në shenjë respekti shtetëror e qytetar, ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 e kam shpallur Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, i cili la mijëra të vdekur e të lënduar”, ka thënë Osmani.