Më shumë se 4,372 persona kanë humbur jetën dhe 15,834 të tjerë janë plagosur pasi një nga tërmetet më të fortë goditi dje Turqinë, lëkundjet e të cilit u ndjenë dhe në Siri, ndërsa janë shembur qindra ndërtesa.
Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi pak pas orës 4 të mëngjesit të së hënës me orën lokale, 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin.