Në komunikatën për media, Zyra e Kryeministrit njofton se ky vendim është marrë sipas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes për ndihmë humanitare në rajonet e prekura nga tërmeti i sotëm në Turqi.
“Republika dhe populli i Kosovës i qëndrojnë pranë Turqisë dhe popullit të saj në këto kohë të vështira”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit.