Aeroporti i Prishtinës ka marrë një kërcënim për bombë gjatë kësaj të hëne.
Pas kërcënimit, udhëtarët dhe personeli në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” janë evakuuar.
Lajmin e njoftoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.
“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Ekipet emergjente janë involvuar në detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara”, tha ajo më herët.
- Advertisement -
Në një njoftim të dytë, Gara deklaroi se alarmi ishte i rremë dhe i gjithë aeroporti është kthyer normalitetit duke rinisur fluturimet.