Tërmeti që ka goditur Turqinë jugore me magnitudë 7.5 mëngjesin e kësaj të hëne, eksperti i CNN, Chat Myers shpjegoi përse pasgoditjet kanë qenë kaq të forta.
“Dy pllaka masive tektonike, ajo arabe dhe euroaziatike, takohen nën provincat juglindore të Turqisë. Përgjatë kësaj vije, rreth 160 kilometra nga njëra anë të tjetrën, toka ka rrëshqitur”, tha Myers.
Sizmologët shpesh i referohen këtij fenomeni si rrëshqitje goditëse, ku pllakat po takohen dhe papritur ato rrëshqasin anash.
Andaj, sipas ekspertëve, për shkak të natyrës së kësaj ngjarjeje sizmike, pasgoditjet mund të zgjasin me javë e muaj.