Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së sotme po zhvillon një takim me ambasadorë dhe të dërguar të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Sipas planit, do diskutohet për prezantimin e platformës së punësimit të të rinjve dhe më pas për Asociacionin e dialogun me Serbinë.
Kurti u shpreh se “Do të takohemi me të gjithë ambasadorët të cilët janë të akredituar këtu në Prishtinë, në Republikën e Kosovës. Por edhe me diplomatë të tjerë të vendeve mike, e kemi një takim në orën 11:00. E më pastaj e kemi edhe një drekë pune me emisarin e veçantë të Bashkimit Evropian për Ballkanin dhe për dialogun Kosovë-Serbi, zotëri Lajçak. E më pastaj do të mund të flasim për këto gjëra, pasdite. Do t’ju tregojmë se çfarë temash do të diskutojmë, por gjëja më e mirë që filloi sot është projekti ‘Super puna’.