Barcelona tashme ka tetë pikë përpara në krye të La Liga-s, pasi mundi Sevillan më rezultat 3-0.
Pas një pjese të parë pa gola, vendësit kaluan në epërsi me gjuajtjen anësore të Jordi Alba në minutën e 58-të të takimit duke realizuar golin e epërsisë.
Gavi dyfishojë epërsinë në minutën e 71 të takimit, ndërsa anësori brazilian e mbylli rezultatin duke shënuar golin e tretë.
Humbja e lë Sevillan në vendin e 16-të, vetëm dy pikë larg zonës së rënies.
- Advertisement -
Një lajm i keq për Barcelonën ishte kapiteni Sergio Busquets që u largua me një dëmtim në kyçin e këmbës pas vetëm katër minutash lojë.
Barça pret Manchester United në ndeshjen e parë të play-off-it të Europa League më 16 shkurt.
Më herët të shtunën, rivalët për titull, Real Madrid humbën mundësinë për të ulur epërsinë e Barcelonës të paktën përkohësisht në dy pikë, duke humbur 1-0 nga Mallorca.