Ky është goli i 15 i Uzunit në La Liga 2 me Granadën, duke vazhduar të jetë golashënuesi më i mirë në kampionat.
Në minutën e 28’, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, lëshoi një predhë nga jashtë zone, e cila përfundoi mrekullisht në rrjetë, me portierin e vendasve që nuk mund t’i bënte dot asgjë për ta ndaluar. Në triubunë, gjatë festimeve, u pa një tifozi me flamurin shqiptar në dorë, duke i dhënë kështu mbështetje sulmuesit tonë kuqezi.