Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, e kritikon Moldavinë sepse lidershipi i saj po shikon kah Perëndimi dhe nga NATO-ja, një elitë që është ngritur në pushtet “falë çdo gjëje përveç metodave demokratike”.
Ai ka folur për televizionin shtetëror rus, dhe u shpreh se pikërisht Perëndimi po komploton për ta bërë Moldavinë “Ukrainën e ardhshme”.
Lavrov tha se “Ata e zgjodhën Moldavinë për këtë rol, mbi të gjitha sepse mundën të vendosnin një president në krye të vendit me metoda mjaft specifike, çdo gjë tjetër veç liberale, një president të etur për t’u anëtarësuar në NATO”.