Dueli i madh i boksit ndërmjet Tajson Furit dhe Oleksandër Usik pritet ta shohim se shpejti.
Kjo përballje që do të unifikonte të gjithë tituj kampionë të botës në peshat e rënda, është në negociata të avancuara për t’u zhvilluar në Arabinë Saudite.
Fillimisht plani ishte 4 marsi, por për këtë datë marrëveshja nuk u finalizua në kohë. Si rezultat, objektivi i ri është 29 prilli. Këtë e ka konfirmuar së fundmi bashkëpromovuesi i Furit në Mbretërinë e Bashkuar, Frank Uorren. Nëse dueli do të zhvillohet në Arabinë Saudite, siç shpresohet nga promovuesit, të dy boksierët duhet të bien dakord për kushtet me organizatorët në vendin pritës. Usik tashmë ka rënë dakord për marrëveshjen e tij me sauditët, ndërsa Furi mbetet në negociata.