Është konfirmuar nga Reuters se është lëshuar leja e eksportit të tankeve në drejtim të Ukrainës”.
Siç shkruan Reuters, gazeta gjermane SZ më herët raportoi se kompanitë Rheinmetall dhe Flensburger Fahrzeugbau Gesellschaft janë gati të rilokojnë dhjetëra tanke “Leopard 1” në mënyrë që t’i dorëzojnë ato në Ukrainë për të luftuar pushtimin rus.
Berlini ka thënë tashmë se do t’i japë Ukrainës 14 tanke “Leopard 2” nga rezervat e tij ushtarake.
I prezantuar për herë të parë në shërbim në vitet 1960, “Leopard 1” është paraardhësi i “Leopard 2”, i cili është i vendosur gjerësisht në ushtritë e të gjithë Evropës.
- Advertisement -
Tanku “Leopard 2” konsiderohet si një nga më të mirët në vendet perëndimore. Kompania gjermane e mbrojtjes Krauss-Maffei Ëegmann ka prodhuar më shumë se 3,500 tanke “Leopard 2” që nga fillimi i prodhimit në vitin 1978.
Rreth 20 vende aktualisht përdorin “Leopard 2”.
Kjo do të thotë se disa vende mund të japin disa prej rezervave të tyre për të mbështetur Ukrainën.
Ndër vendet që përdorin “Leopard” janë: Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Holanda, Norvegjia, Austria, Polonia, Spanja, Suedia dhe Turqia.