Udhëheqësit e BE-së u takuan me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Kiev këtë të premte, ku do të angazhohen për sanksione të reja kundër Rusisë, por ka gjasa ta zhgënjejnë Ukrainën lidhur me shpresën e saj për anëtarësim të shpejtë në BE.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërriti në Kiev me tren të enjten, një udhëtim simbolik për të demonstruar mbështetjen për Ukrainën ndërsa afrohet përvjetori i parë i agresionit rus që filloi më 24 shkurt 2022.
Anëtarët e lartë të ekzekutivit të BE-së takuan homologët e tyre në qeverinë ukrainase dhe zonja von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe mbajtën bisedime me zotin Zelenskiy këtë të premte.
Presidenti Zelenskiy bëri thirrje për më shumë masa ndëshkuese kundër Rusisë nga Bashkimi Evropian, por sanksionet e reja që po përgatit blloku mund të mos përmbushin plotësisht kërkesat e qeverisë së Kievit.