Pentagoni është duke dyshuar dhe po monitoron një “tullumbace” spiune kineze që fluturoi mbi Shtetet e Bashkuara.
Zbulimi i balonës së dyshimtë erdhi vetëm disa ditë përpara se sekretari i shtetit, Antony Blinken , të udhëtonte në kryeqytetin kinez për bisedime të nivelit të lartë. Incidenti shënon një nga manovrat më agresive të Pekinit në fushën e inteligjencës në vitet e fundit. Balona fluturoi mbi një nga tre fushat e raketave bërthamore të Amerikës , Bazën e Forcave Ajrore Malmstrom në Billings, Montana.