Reali i Madridit fitoi më rezultat 2-0 ndaj Valencias në “Santiago Bernabeu”, takim që u vendos nga golat e Asension dhe Vinicius Junior në minutat e para të pjesës së dytë.
Kampionët në fuqi të Spanjës vijojnë garën me Barcelonën, me katalanasit që kryesojnë me pesë pikë më shumë ne Ligë. Fitorja ndaj Valencias i kushtojë Real Madridit pasi që ka humbur shërbimet e Karim Benzema dhe Eder Militao.
Trajnerin Carlo Ancelotti, duhet të mendojë se si ti zëvendësojë lojtarët kyç të ekipit sepse Botërori për klube fillon më 1 shkurt dhe do zgjasë 11 ditë.
Dy lojtarët do t’i nënshtrohen kontrolleve të detajuara mjekësore për të mësuar kohën e rikuperimit të tyre.