BE-ja është zotuar të trajnojë edhe 15 mijë ushtarë ukrainas, ka njoftuar shefi i politikës së jashtme të bllokut evropian, Josep Borrell.
“Rusia e ktheu luftën në Evropë, por Ukraina po vazhdon të luftojë”, shkroi ai në Twitter.
“Gëzohem t’i njoftoj kryeministrit Denys Shmyhal se Misioni i Ndihmës Ushtarake të BE-së do të trajnojë 15 mijë ushtarë ukrainas shtesë, duke e çuar numrin total të personelit të trajnuar të EUMAM në 30 mijë”, pohoi ai.