Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk i kanë pelqyr gjashtë kushtet e Kurtit dhe i ka quajtur “përralla”.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, të enjten Kurti numëroi gjashtë kushtet që të pranojë themelimin e Asociacionit.
Ndërsa, në seancën që është mbajtur ne Kuvendit të Serbisë gjatë diskutimeve për Kosovën, Vuçiç tha se “Kurti në fakt nuk do ta formojë Asociacionin”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të konsiderohet me disa kushte, mes tjerash, ai “duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës”.
- Advertisement -
Një tjetër kusht sipas tij, është që Asociacioni nuk mund të jetë një etnik “duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për vetëqeverisje lokale”.