Kampionia 32-vjeçare e skive, Laraa Gut-Behrami e cila garon për flamurin e Zvicrës konsiderohet edhe si njeriu kyç në jetën e futbollistit me kombësi shqiptare, Valon Behrami.
Skiatore profesioniste prej shumë vitesh, që prej sezonit 2018-2019 është regjistruar në federatën ndërkombëtare edhe me mbiemrin “Behrami”. Ata janë martuar në vitin 2018 por shumë pak detaje dihen nga jeta private e çiftit.
Laraa nuk është aspak aktive në rrjetet sociale po ashtu edhe Valoni që momentalisht është analist në gjigantin mediatik Sky.