Mbrojtësi i kombëtares Franceze Raphael Varane ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar pasi ka realizuar 93 paraqitje dhe ka fituar Kupën e Botës me Francën.
Qendërmbrojtësi, i cili luan futbollin e tij në klub për gjigantët e Premier Ligës, Manchester United, është vetëm 29 vjeç dhe nuk do mbrojë më ngjyrat e ‘Gjelave’ kështu ka shkruar ai ne Instagram.
Raphael Varane ka qenë pjesë e formimit të kombëtares franceze që nga viti 2013 dhe i ndihmoi ata të fitojnë trofeun e Kupës së Botës në vitin 2018.
Varan tha se “Përfaqësimi i vendit tonë të madh për një dekadë ka qenë një nga nderimet më të mëdha të jetës sime. Unë e kam menduar këtë për disa muaj dhe kam vendosur se është koha e duhur që unë të tërhiqem ndërkombëtarisht. Do të më mungojnë këto momente me ju me siguri, por ka ardhur koha që brezi i ri të marrë drejtimin. Nga zemra, faleminderit.”