Roma humbi 1-2 me Cremonesen në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Në “Olimpico” vendasit e Mourinhos u surprizuan nga miqtë, me Kumbullën që gaboi për Romën.
Në minutën e 28, gabimi i mbrojtësit të Kombëtares solli penalltinë e miqve, që më pas u kthye në gol. Goli i dytë për Cremonesen erdhi si pasojë e autogolit të Celik, teksa në fund goli i Belottit shërbeu sa për statistika. Ndërsa, Cremonese në gjysmëfinale luan me Fiorentinën.