Kombëtarja e Shqipërisë U21, e drejtuar nga Alban Bushi, ka mësuar rivalët në kualifikueset e Evropianit 2025.
Kuqezinjtë synojnë kualifikimin, nisur edhe nga rivalët që sic duken në letër nuk janë edhe aq të vështirë.
Shpresat kuqezi do të jenë në grupin E më rivalë si Rumania, Zvicra, Finlanda, Mali i Zi dhe Armenia. Dy kombëtaret e para janë pjesë e finaleve të Euro 2023 dhe janë favoritet e grupit.
FSHF njofton se, sipas kalendarit të UEFA-s, ndeshjet e fazës kualifikuese të Europianit U21 do të nisin në datën 20 mars 2023 dhe do të përmbyllen më 15 tetor të vitit 2024.