Cristiano Ronaldo me skuadrën e Al Nassr ka nisur në mënyrë jo të mirë për shkak të eliminimit nga Superkupa e Arabisë Saudite.
Hapur ka kritikuar portugezin Rudi Garcia, i cili pohoi pas ndeshjes se faji për eliminimin ishte i numrit 7. Kjo për faktin se prej tij pritej më shumë, por ndërkohë ky i fundit nuk la gjurmë. Si të mos mjaftonte ajo kritikë e drejtpërdrejt, një tjetër person është shfaqur i pakënaqur ndaj Ronaldos. Bëhet fjalë për një nga pjesëtarët e klubit saudit, i cili shfaqet i irrituar me atë çka ndodhi në superkupë.
Ndër fjalët e tij ai pohon: Kam paguar 200 mln euro për Ronaldon dhe ai di të bëjë vetëm ‘Siu’.