Vajza shqiptare Ermira Selimi e cila ka ndërmarrë një iniciativë të vyer dhe kërkon përkrahjen tonë për hapjen e bibliotekës së parë shqipe në qytetin e Manastirit.
Një vajzë e cila po lufton më mish e shpirt për mbrojtjen e gjuhës shqipe.
Dihet mirë se shqiptarët të copëtuar nga historia nuk mund të dorëzohen dhe të pranojnë humbjen e gjuhës së lashtë Shqipe.
Ju ftoj të gjithëve të jepni kontributin Tuaj. Një libër sjell ndryshim!
- Advertisement -
Sjell shpresë dhe sjell bashkimin më të ngushtë të shqiptarëve ndër vete!
Ne na copëtuan, por nuk na ndajnë e nuk na shuajnë dot.
Atje ku ka shqiptarë ka domosdoshmërisht dhe shqip!