Arsenali konsideron transferimin e Jorginhos, teksa Chelsea ndjek nënshkrimin e Enzo Fernandez
Arsenali po shqyrton një ofertë për mesfushorin e Chelseat, Jorginho, para përfundimit të afatit kalimtar të janarit.
Topçinjtë dëshirojnë të përforcohen në mesfushë pasi Thomas Partey dhe Mohamed Elneny pësuan lëndime, dhe 31-vjeçarin Jorginho është opsioni ideal për t’u forcuar në atë pozicion.
Chelsea është në rrugën e humbjes së Jorginhos falas këtë verë kur i skadon edhe kontrata, kështu që ata mund të zgjedhin ta lënë atë të largohet për një tarifë para përfundimit të periudhës së transferimit ketë të marte. Megjithatë, ata mund të hezitojnë të ndihmojnë në forcimin e rivalëve të tyre londinez, të cilët po përpiqen të fitojnë titullin e Premier League këtë sezon.