Në Shqipëri fenomeni i bullizmit, është mjaft i përhapur, në institucionet arsimore parauniversitare dhe më gjerë.
Ai është kthyer në një shqetësim serioz për nxënësit, familjet si dhe drejtuesit e arsimit në vend. Sipas organizatave që mbrojnë të drejtat e fëmijëve dhe adoleshentëve, bullizmi raportohet si forma kryesore e dhunës që shkel të drejtat e tyre, krahasuar me 5 vite më parë, kur më së shumti raportohej dhuna në shkollë, familje apo varfëria.
Sipas vëzhguesve të fushës, kjo rritje lidhet edhe me prezencën në shkallë të gjerë të dhunës në shoqërinë shqiptare.
Gjatë hulumtimit neper shkollat dhe institucionet tjera arsimore dhe më gjerë u vërejt gjatë intervistimit se “Bullizmi është i shumë i përhapur. Ndodh në klasë, kudo dhe në çdo moshë. Më ka ndodhur dhe mua u shpreh një nxënës, për pamjen fizike, pse jam e dobët. Ndodh për arsye të ndryshme, për veshjen, pamjen, për statusin që ke në shoqëri dhe familje”.
- Advertisement -
Ndërsa, nëna e një vajze, gjithashtu e prekur nga bullizmi, rrëfen se si vajza e saj në një moment, u gjend në një shkollë të re, aty ku dhe u përball me këtë formë të dhunës.
“ Vajza papritur u gjend në një shkollë si nxënëse e re dhe u bullizua nga një vajzë tjetër, që mbahej si më e mira e shkollës aty, e cila mesa duket ndjeu konkurrencë. Një formë ishte fyerja për pamjen e jashtme. Ndonjëherë nuk kuptojmë ç’do me thënë më e mira, dhe i shtyjmë fëmijët drejt një rruge të gabuar për të ndjekur më të mirën. Më e mira nuk janë vetëm notat e larta. Unë si nënë, mundohem që në fillim t’i edukoj fëmijët e mi të jenë njerëz të mirë në jetë” u shpreh nëna e një vajze të prekur nga bullizmi.
Bullzimi shfaqet në mënyra të ndryshme thonë ekspertët. Shpeshherë ata që kryejnë bullizëm nuk e kuptojnë atë që po bëjnë, sipas tyre, dhe ju duket ngacmimi i lehtë, por në fakt këto janë forma që ndikojnë rëndë tek personi tjetër, shpjegojnë ata.
“Ata që bullizojnë merren me karakteristikat, me tiparet e jashtme, i dobët, i shkurtër, me prejardhjen kulturore, edhe kur dikush vjen i ri në klasë, me karakteristika të personalitetit dhe mjaft forma të tjera të kësaj dhune” u shpreh Dr. Lediona Asabella Pata, punonjëse sociale në shkollën e mesme të përgjithshme “Besnik Sykja”, Tiranë.