Gazetari Milaim Zeka në një prononcim për mediat shqiptare ka thënë se Agron Neza që është paraqitur si agjent i FBI-së e në të vërtetë s’ka qenë dhe në lojën e tij të mashtrimit, ka tentuar të përfshijë dhe ta fusë në një “kurth” edhe kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin
Zeka thotë se Neza ka arritur t’i mashtrojë të gjithë politikanët shqiptarë përveç Ali Ahmetit.
Ai ndër të tjerash tha se “E kanë hapur lajmin se do të akuzohet edhe Ali Ahmeti. Këto i kanë shkuar edhe Ali Ahmetit por, Ali Ahmeti nuk e ka hëngër këtë”, thotë Zeka.