Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Kelmendi: Së pari njohja e Kosovës nga Serbia, pastaj asociacioni për komunat serbe
LajmeOP/ED

Kelmendi: Së pari njohja e Kosovës nga Serbia, pastaj asociacioni për komunat serbe

Published 30/01/2023
Share
SHARE

Shkruan: Naim Kelmendi

1. Emisarët evropianë dhe amerikanë, që në krye të herës do të duhej presionin diplomatik ta drejtonin nga Serbia dhe Aleksander Vuçiqi që ta heq nga Preambula e Kushtetutës së Serbisë Kosovën si pjesë të Serbisë.

Duket se presioni ndërkombëtar po rritet së shumti ndaj Kosovës për ta krijuar Asociacionin e komunave serbe.

2. Roli i opozitës në raport me Asociacionin nuk është bash askund. Më të madh e kanë inatin me pozitën, Albin Kurtin sesa të luajnë rolin e tyre konstruktiv dhe të dhënë kontributin edhe në këtë temë,por jo të fërkojnë duartë, që të rrëzohet qeveria e Albin Kurtit e të marrin pushtet. Dihet se për ta më shumë i rëndësishëm është pushteti se sa shteti!?

- Advertisement -

Këtyre duhet thënë troç: ata që sot dalin krah atyre që po duan edhe njëherë të shpallin diversion ndaj shteti të Kosovës,renditen në anën e gabuar, dhe me vetëdije po kryejnë tradhti ndaj shtetit të Kosovës.

3. Emisari evropian Lajçak dhe i dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin Gabriel Eskkobar  po shihet sheshazi se kanë marrë anë me pa të drejtë po i bëjnë presion kryeministrit të Kosovës për ta bërë së pari Asociacionin e komunave serbe,në vend se t’i bëjnë presion Serbisë për zbatimin e 33 Marrëveshjeve të nënshkruara në raport me Kosovën,pastaj presionin ta drejtonin ndaj Serbisë edhe për njohjen e Kosovës, që në planin francezo-gjerman njohja ishte në qendër, dhe sigurisht me insistimin e Serbisë (pasi e pranoi planin) ajo pikë është hequr.

Dhe, tash shtizat e presionit emisarët i kanë drejtuar kah kryeministri Kurti për ta krijuar me patjetër Asociacionin, duke shkuar aq larg me këtë qëndrim sa që Eskobar të deklarohet se, edhe pa kryeministrin Asociacionin do ta bëjmë me shoqërinë civile e me faktorë tjerë jashtë qeverisë?!

Vjen pyetja për çfarë Asociacioni po përgatiten këta emisarë t’ia krijojnë komunitetit serb në Kosovës. Vetë karakteri unitar i shtetit nuk duron asfarë pushteti të tretë, sepse nuk e duron Kushtetuta.

Këta emisarë duhet që më parë ta marrin njohjen e Serbisë ndaj shtetit të  Kosovës (të cilën vështirë ta arrijnë pa presionin e fortë nga ndërkombëtarët) e pastaj të bëhej Asociacioni, por assesi me kompetenca ekzekutive, ngase kështu do të rrezikohej vetë qenia e shtetit, dhe pikërisht ky është qëllimi i Serbisë.

- Advertisement -

KosPress Portal 30/01/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve
Lajme 10/05/2025
Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve

10/05/2025
Lajme

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit

09/05/2025
Lajme

Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve

08/05/2025
Lajme

Eurodeputeti holandez kërkon nga BE: Hiqni masat ndaj Kosovës dhe pranoni aplikimin

08/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?