Kurti ka deklaruar se “nuk e sheh të nevojshëm krijimin e Asociacionit, por se është i gatshëm për diskutime për të drejtat e komuniteteve joshumicë”.
“Jam gati për bisedime për të drejtat e pakicave, të komuniteteve joshumicë, jam gati për këtë. Por duhet ta kuptoni se është shumë e rëndësishme që ata që duan më shumë të drejta sesa u jep plani i Ahtisaarit, e mbajnë barrën e argumentimit – pse u duhen më shumë. Ahtisaari mori çmimin Nobel për Paqe. Çfarë do ta plotësonte planin e Ahtisaarit? Cilat janë argumentet për të metat e tij? Barra e argumentit duhet të jetë mbi ata që kërkojnë diçka tjetër apo diçka më shumë”, ka thënë Kurti për televizionin publik në gjuhën serb.