Xhelal Sveçla, ministri i Brendshëm, ka reaguar për sulmin ndaj një patrulle të Policisë së Kosovës teksa po patrullonte në veri, sulm ky me armë zjarri nga persona të panjohur.
Sveçla tha se grupet kriminale të mbështetura nga Serbia po synojnë të shkaktojnë frikë e pasiguri në Kosovë.
“Edhe njëherë, Policia e Kosovës është gjuajtur me armë zjarri. Grupet kriminale të përkrahura nga Serbia synojnë ta ngjallin një atmosferë frike dhe pasigurie duke targetuar zbatimin e ligjit”, shkroi Sveçla në rrjetin social Twitter.