Ende nuk është zyrtare, por është afër marrëveshjes për t’u bërë trajneri i Evertonit Sean Dyche, pas shkarkimit të Frank Lampard.
Evertoni kishte qenë në kërkim të një pasardhësi të Lampardit dhe rriti negociatat e tyre me Dychen gjatë një serie takimesh të enjten.
Dyche pritet të emërohet menjëherë dhe më pas do të ketë një javë për të punuar me skuadrën e tij të re përpara ndeshjes së tij të parë në krye më liderin e Premier League Arsenalin.
Sean Dyche ka qenë pa punë që kur u largua nga Burnley në prill të vitit 2022.