Mbrëmë rreth orës 21:00, nga zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës, janë shoqëruar në stacion dy persona të cilëve u janë gjetur dhe sekuestruar një shumë të parave.
Sekuestrimi i parave (rreth 33.000 euro) është bërë në rrugën e Pejës, në Bresje, kur personat / automjeti me të cilin po lëviznin, është ndaluar nga policia për një kontrollë rutinë.
Personat e dyshuar nuk kanë arritë të dëshmojnë prejardhjen e parave të sekuestruara, andaj është iniciuar rast për shmangie nga tatimi.
Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore në konsultim me prokurorin e shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.